HomePolitikë

Zgjedhjet e 30 Qershorit, Gjiknuri hap fushatën në Vlorë

Partia Socialiste ka çelur në Vlorë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. PS rikandidon për një mandat të dytë në Bashkinë e Vlorës me Dritan Lelin.

Në mandatin e ri do të mundësojmë rikonstruksionin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës.Do ti rijapim vlerë muzeut më të rëndësishëm të Shqipërisë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Kemi miratuar pak muaj më parë edhe pjesën e parë të projektit të shëtitores pas tunelit në drejtim të Radhimës e Orikumit. Do të ndërtojmë korsi të dedikuara biçikletash për një aks me gjatësi 20 km”, tha Leli.

Përgjegjësi politik për qarkun Damian Gjiknuri, foli në lidhje me dekretin e Metës për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve lokale. Sipas Gjiknurit ka përfunduar koha e fjalëve dhe është radha e veprave.

Dekreti i Presidentit, siç thotë një shprehje e popullit është një vrimë në ujë. Nuk ka asnjë vlerë juridike. Koha e fjalëve ka mbaruar. Ne ofruam çdo mundësi për dialog. Tentativat për të penguar zgjedhjet janë të kota. Ka ardhur koha e veprave. Vepra jonë e vetme është të dalim në votime dhe të japim votën tonë pro stabilitetit, pro zhvillimit evropian të Vlorës”, u shpreh Gjiknuri.


TË NGJASHME