HomePolitikë

Zgjedhjet e brendshme në PS/ Reagon Balla

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se zgjedhjet e brendshme në këtë forcë politike, po zhvillohen në formën e një debati në çdo organizatë.

Në facebook, Balla shkruan se zgjedhjet e brendshme në PS nuk po zhvillohen si ato të mëparshmet, ndërsa shtoi se është një proces hapje për PS-në në të gjitha nivelet e organizimit.

70640304_2454664574579129_7914896540592766976_n

Postimi i plotë Ballës:

Zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste po zhvillohen në formën e një debati konstruktiv në çdo organizatë. Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki.

Zgjedhjet tona të brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

70640304_2454664574579129_7914896540592766976_n

TË NGJASHME