HomePolitikë

Zgjedhjet, ish-deputeti demokrat sulmon KQZ-në

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka hedhur sërish akuza ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se KQZ po bëhet pjesë e qëllimshme e asaj që e quan, krim dhe manipulim të pjesëmarrjes në votime.

Ndryshe nga çdo herë të tjetër, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk i ka nxjerrë të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga sistemi online i përpunimit të të dhënave, por nga telefonatat e një grupi informal në KQZ- drejtuar nga militant të Partisë Socialiste. Kjo mënyrë, e zgjedhur për të mos lënë gjurmët e manipulimit në sistemin e të dhënave, zhbën alibinë e trashë të KQZ-së për të fshehur krimin e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë palë zgjedhje, sado të kontestuara të kenë qenë ato, që të ketë mospërputhje të tilla masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti. Ky është një proces i diskretituar. Është një proces nul, jashtë çdo standardi minimal demokratik.”, tha ish-deputeti.


TË NGJASHME