HomePolitikë

Zgjedhjet, kërcënohet kandidati për Bashkinë e Lezhës

Kandidati për kryetar i bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, pretendon se është kërcënuar me anë të telefonatave që i vijnë, ku i kërkohet që të tërhiqet nga gara për zgjedhjet vendore.

Kallëzimi është bërë sot në mesditë pranë Komisariatit të policisë së Lezhës, teksa ka vënë në dispozicion të prokurorisë telefonin e tij, tek i cili pretendon se ka marrë telefonata dhe mesazhe kërcënuese.

“Në këtë periudhë pra ditët e fundit, në këtë numër kanë filluar të më sjellin disa telefonata kërcënuese ku më kerkohet të tërhiqem nga gara elektorale, të mos shpërndaj materiale zgjedhore, se përndryshe do ta shohësh se çfarë do të të bëjnë. Duke qenë se jam kandidat për Kryetar Bashkie dua që të zhvilloj fushatën time elektorale dhe se dua që të mos më kercënojnë dhe se nuk mund të duroj shqetësime të tilla dhe kërcënime ndaj meje.”– shprehet kandidati.


TË NGJASHME