HomePolitikë

Zgjedhjet, KQZ miraton kërkesën e OSBE për 150 vëzhgues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën për zgjedhjet duke mos e njohur dekretin e Presidentit Ilir Meta që rrëzoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale. Mësohet se ky institucion ka miratur sot kërkesën e OSBE-ODIHR për 150 vëzhgues në zgjedhjet vendore.

Në mbledhje sot ndodhet edhe kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili më herët bojkotoi mbledhjen.

Por pavarësisht se është kthyer në mbledhje, Klement Zguri e ka bërë të qartë se do të votojë vetëm për kërkesën e OSBE-së ashtu siç ka bërë dhe jo për pjesën tjetër të rendit të ditës.


TË NGJASHME