HomePolitikë

Zgjedhjet, Lleshaj: Kush cenon të drejtën e votës do japë llogari para ligjit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Korça komentoi situatën që paraqitet para zgjedhjeve, ndërsa tha se kush mundohet të cenojë këto të fundit do të japë llogari para ligjit.

“Qeveria është e angazhuar për të garantuar të drejtën e votës. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Ministria e Brendshme është një prej instrumenteve që garanton zgjedhjet. Lista e zgjedhësve dhe mjedisi i sigurt, janë detyrat e dikasterit tonë. Zgjedhjet bëhen në prag të vendimmarrjeve historike.

Duhet të garantojmë që Shqipëria është një vend i pjekur për të hapur negociatat. Zgjedhjet duhet të zhvillohen me parametrat e kërkuar. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, deklaroi Lleshaj.


TË NGJASHME