HomePolitikë

Zgjedhjet lokale, regjistrohen në KQZ katër parti

Katër parti janë regjistruar sot nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Uniteti Kombëtar” me kryetar Idajet Beqiri, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor.

KQZ ka regjistruar edhe tre parti të tjera “Partia Socialiste e Moderuar” me kryetar Gjergji Koja, “Partia Emigracioni Shqiptar” me kryetar Kostaq Papa dhe “Partia Kombëtare Konservatore Albania” me kryetar Kujtim Gjuzi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore me datë 30 qershor 2019.

 


TË NGJASHME