HomePolitikë

Zgjedhjet më 13 tetor, Fletorja Zyrtare nuk zbardh vendimin e Metës

Dekreti i presidentit Ilir Meta, për shpalljen e zgjedhjeve vendore më 13 tetor, nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare.  Ditën e sotme është publikuar vetëm vendimi i Presidentit në lidhje me shtetësinë, ndërsa dekreti për zgjedhjet mungon.

Presidenti Ilir Meta doli dje në një deklaratë për mediat, ku shpalli 13 tetorin si datën e zgjedhjeve vendore. Meta ftoi të gjitha palët politike në reflektim, teksa tha se nuk mund të detyrojë askënd të marrë pjesë në votime, por ama është një datë ku bashkitë do të kenë disa alternativa për kandidatë.

Ndërkohë, kryeministri Rama e quajti një çmenduri këtë akt, teksa shprehu vendosmërinë për realizimin e zgjedhjeve ditën e dielë.

fletore zyrtare

TË NGJASHME