HomeRajon

Zgjedhjet në BE, Salvini synon krijimin e një aleance…

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, si edhe kreu i partisë së tij të së djathtës ekstreme, do të organizojë një mbledhje të partive të ekstremit të djathtë evropian në Milano javën e ardhshme. Synimi i kësaj mbledhjeje është ndërtimi i një aleance përpara zgjedhjeve që do të bëhen në maj.

Salvini po përpiqet të pozicionojë veten si udhëheqës joformal i forcave euro-skeptike dhe populiste në Evropë. Megjithatë, duke marrë parasysh dallimet midis partive dhe rrjetit të ndërlidhur të aleancave që tashmë janë në lojë brenda Parlamentit Evropian, mbetet e paqartë nëse ndonjë lloj koalicioni formal do të funksionojë.

Populistët e djathtë të Evropës janë në pushtet në Itali, Hungari, Austri dhe Poloni dhe po kalojnë në vende të ndryshme, përfshirë Francën dhe Holandën, dhe sipas sondazheve do të bëjnë përparime të rëndësishme në zgjedhjet e majit. Por, pavarësisht këtyre, ata nuk parashikohen të formojnë një shumicë dhe pjesa dërrmuese e analistëve besojnë se do të luftojnë për të paraqitur një front të bashkuar.

Mediat italiane njoftuan se në këtë takim u ftuan partitë e ekstremit të djathtë nga më shumë se 20 vende. Takimi do të mbahet të hënën në një hotel luksoz në Milano. Një zëdhënës nuk pranoi të jepte detaje se kush mund të merrte pjesë, duke thënë vetëm se “detaje të mëtejshme do të jepeshin brenda ditëve të ardhshme”.


TË NGJASHME