Aktualitet Lajme Politikë

Zgjedhjet në Kosovë/ Basha: Shembull për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se Kosova është një vend i pavarur i njohur nga shumica e vendeve të OKB, BE dhe NATO dhe me mbështetjen e këtyre vendeve ka arritur progres të jashtëzakonshëm në konsolidimin e praktikave demokratike.

Duke folur për mediat, kreu i PD deklaroi se zgjedhjet e të dielës ishin një shembull për gjithë rajonin, por në veçanti për Shqipërinë, teksa treguan se ka institucione të konsoliduara për të garantuar demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme dhe respektin e minoriteteve, sidomos atij serb.

“Kosova është një vend i pavarur e njohur nga shumica dërrmuese e vendeve të OKB, BE dhe NATO. Me mbështetjen e këtyre vendeve Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm në konsolidimin e praktikave demokratike, siç treguan dhe zgjedhjet e ditës së diel. Zgjedhjet ishin një shembull për Shqipërinë dhe gjithë rajonin, por në veçanti për vendin tonë, ku tregohet qartë që kemi të bëjmë me një shtet që ka institucione mjaftueshëm të konsoliduara për të garantuar demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, respektin e të drejtave të minoritetit serb, që u përshëndet edhe nga Presidenti Vuçiç.

Kosova është një shtet i pavarur, i konsoliduar dhe për PD mbështetja ndaj Kosovës për luftën ndaj krimit e korrupsionit, prosperitetin ekonomik dhe integrimin europian dhe euroatlantik, është prioritet i dorës së parë”, tha Basha.

Related posts

Kujdes! Rreziqet që u shkaktojnë kufjet…

Mila

Dibër, 35 vjeçari bie nga shtylla e tensionit të lartë

Mila

U dënua për lidhje me ISIS-in, Verdi Morava në grevë urie

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!