HomePolitikë

Zgjedhjet në rrezik! OSBE thirrje opozitës të dorëzojë listat e komisionerëve në KQZ

OSBE në Shqipëri është shprehur për zgjedhjet se i është bashkuar thirrjes së KQZ-së derejtuar partive politike për të dorëzuar listën e anëtarëve të KZAZ-ve nga partitë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një statusi në facebook, OSBE nënvizon se vonesat në propozimin e komisionerëve vë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor, ndërsa shton se vetëm me zgjedhje mund të vihet në pushtet.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë.”, shkruhet në postimin e publikuar në facebook.


TË NGJASHME