HomeRajon

Zgjedhjet në Spanjë, shpallet fituesi por…

Partia Socialiste spanjolle në pushtet e kryeministrit Pedro Sanchez fitoi numrin më të lartë të votave në zgjedhjet parlamentare, por të pamjaftueshme për një qëndrim të sigurt në pushtet, sipas rezultateve të sondazheve të para.

Anketat tregojnë se socialistët fituan 28,1% të votave, shumë më tepër se listat e tjera, raportoi BBC.

Partia Popullore e opozitës fitoi 17,8% të mbështetjes së votuesve, e cila, nëse këto rezultate do të vërtetoheshin, do të ishte rezultati më i keq i saj.

Për Koalicionin e majtë të bashkuarit votuan 16,1% dhe për partinë e qendrës së djathtë Qytetarët 14.4%.

Partia e djathtë ekstreme Voks do të jetë parti parlamentare, pasi ka fituar 12,1% të votave.

Vendvotimet në Spanjë janë mbyllur në orën 20.00, ndërsa në Ishujt Kanare në orën 21.00 sipas kohës lokale.


TË NGJASHME