HomePolitikë

Zgjedhjet, PD padit komisionerët dhe numëruesit në Lezhë

Dega e Partisë Demokratike në Lezhë ka paditur ditën e sotme komisionerët dhe numëruesit e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Mësohet se padia është depozituar në prokurorinë e Lezhës për anëtarët e KZAZ-së 12 dhe 13.

Kallëzimi është ngritur për veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve”,”Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”,”Shkelja e fshehtësisë së votimit”,”Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”,”Kanosja e zgjedhësit”,”Votimi shumë se një herë ose pa u identifikuar”,”Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”,”Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”,”Kanosja e zgjedhësit”.


TË NGJASHME