HomeSport

Zgjedhjet për presidentin e FIFA, Infantino merr mandatin e dytë

Gianni Infantino, rizgjidhet president i Konfederatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe në fakt nuk ksihte si të ndodhte ndryshe. Infantino, ishte kandidati i vetëm në garë dhe konfirmimi i tij ishte thjesht diçka që pritej nga të gjithë. Në këtë mënyrë, ai siguron një mandat të dytë deri në vitin 2023. 211 anëtarët e FIFA, nuk iu desh fare të votonin në samitin që po mbahet në Paris.

Për të konfirmuar Infantinon në krye të qeverisë botërore të futbollit mjaftoi vetëm miratimi. Infantino mori drejtimin e FIFA-s në vitin 2016, duke zëvendësuar Sepp Blatter të “shkatërruar” nga skandalet. Në fjalën e rastit, presidenti i rizgjedhur preku këtë temë, duke thënë se tashmë në FIFA nuk ka më vend për korrupsion.

Në të njëjtën kohë, Infantino konfirmoi se Botërori i vitit 2026 do të jetë një turne me 48 skuadra. Ndërkohë, FIFA bëri edhe bilancin e saj për vitin 2018, duke bërë të ditur se siguroi të ardhura prej 6.4 miliardë dollarësh, 85% e të cilave janë investuar për futbollin.


TË NGJASHME