HomePolitikë

Zgjedhjet, presidenti Meta njofton konferencë për shtyp

Presidenti Ilir Meta pritet të dalë në konferencë për shtyp paraditen e sotme në orën 11:00. Mësohet se Meta do të flasë lidhur me ‘votimet socialiste të 30 qershorit’, ashtu siç i quan presidenti.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit.”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që pak më herët Meta publikoi një video në facebook, me imazhin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe Enver Hoxhës duke iu referuar kështu edhe situatës së zgjedhjeve në vend, ku nuk mori pjesë opozita.


TË NGJASHME