HomePolitikë

Zgjedhjet, PS dorëzon 4 padi në Kolegjin Zgjedhor

Partia Socialiste ka dorëzuar 4 padi për bashkitë e opozitës në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Mësohet se PS ka kërkuar nga Kolegji shpërndarjen e mandateve për 4 këshillat bashkiakë në Bashkitë e Devollit, Urës Vajgurore, Konispolit dhe Kuçovës.

PS ka kërkuar shpëndarjen e tyre, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i shpërndau, për shkak se kjo bëhet nëse merr 5 vota nga KQZ, por kreu i saj Klement Zguri votoi kundër.


TË NGJASHME