HomePolitikë

Zgjedhjet, shtyhet afati i regjistrimit të koalicioneve në KQZ

Kodi Zgjedhor ka parashikuar se regjistrimi i koalicioneve në zgjedhje duhet të bëhet 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë”, thuhet në nenin 65 të Kodit i cili flet për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje.

Por duke qenë se 1 maji përkon në kalendarin e festave zyrtare, ky afat shtyhet automatikisht me 24 orë. Kështu koalicionet zgjedhore do të kenë afat të fundit datën 2 maj për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor.


TË NGJASHME