HomePolitikë

Zgjedhjet, sot afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ

Sot është afati i fudnit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe kandidatëve për këshilltar bashkiak për zgjedhjet që do të mbahen me 30 qershor.

Partia Socialiste ka zyrtarizuar 60 kandidatë për bashkitë në vend ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizojë edhe kandidatin e 61 për bashkinë e Peqinit.

Ndërsa opozita e bashkuar nuk ka regjistruar asnjë kandidat dhe ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të kryhen. Ata gjithashtu kanë paralajmëruar protestën e radhës që pritet të mbahet ditën e sotme në orën 18:30 para kryeministrisë.


TË NGJASHME