HomePolitikë

Zgjedhjet, tjetër bashki kërkon lirimin e KZAZ-ve

Edhe Bashkia e Gjirokastrës ka kërkuar lirimin e ambienteve zgjedhore. Bashkia ka urdhëruar KZAZ 78 për lirimin e ambienteve.

Kryetari i KZAZ Roland Skendo shprehet se kanë marrë urdhër nga bashkia për lirim të ambienteve, por KQZ ka dalë kundër këtij urdhri. Ai thotë se KZAZ do të zbatojë urdhrin e KQZ.


“KZAZ 78 në bashkinë Gjirokastër dje ka ardhur një shkresë zyrtare, njoftim nga bashkia  e Gjirokastrës për të liruar ambientet e votimit në Pallatin e Sportit dhe ti jepen në përdorim bashkisë. Ne këtë shkresë e kemi marrë dje dhe po dje kemi marrë një njoftim nga KQZ, si instituticionin që varemi direkt nga KQZ, që urdhri nuk mund të zbatohet sepse është jashtë kompetencave të ligjore të bashkisë. Ne jemi të detyruar të zbatojmë urdhrat e KQZ. Brenda ambienteve të Pallatit të Sportit janë monitorët që shërbejnë për grupet e numërimit të votave, ka ardhur baza materiale dhe në këto momente jemi në fazën zyrtare të zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit në Bashkinë e Gjirokastrës.” , u shpreh Skendo.


TË NGJASHME