HomePolitikë

Zgjedhjet vendore, Bindja Demokratike ka një kërkesë për ndërkombëtarët

Fabian Topallaj, një nga drejtuesit e bordit e partisë më të re Bindja Demokratike, në një deklaratë për shtyp tha se Partia BD është kundër regjistrimit të PD dhe LSI-së në KZAZ. Ai iu bëri thirrje institucioneve përgjegjëse dhe faktorit ndërkombëtar që të marrin masa ndaj atyre që kanë si qëllim prishjen e zgjedhjeve.

“Shqiptarët kërkojnë pikërisht këtë gjë nga zgjedhjet. Asgjë më shumë, por edhe asgjë më pak. Sa herë kjo premisë ka munguar, shkaku ka qenë koalicioni i fshehtë, ose i hapur midis PS & PD (me LSI herë në një krah dhe herë në tjetrin), për të prishur rregullat e lojës, për të manipuluar procedurat, për të shitblerë votat, për të intimiduar zgjedhësit, për të penguar alternativat politike, si dhe për të fallsifikuar rezultatin në favor të PS ose PD, ose të të dyjave së bashku.

Sa herë që në Shqipëri ka pasur parregullsi, sidomos në vitet e fundit, komisionerët e PD dhe PS kanë qenë pjesë e mekanizmit, që ka prishur zgjedhjet. Në raport me zgjedhjet, PS dhe PD formojnë në mënyrë permanente koalicionin e së keqes ndaj cdo mundësi që ata të bëjnë sërish një marrëveshje okulte midis tyre, do të ishte në dëm të interesave të vendit.

Bindja Demokratike fton institucionet përgjegjëse dhe faktorin ndërkombëtar që ta ndalin sa më shpejt këtë provokim të rëndë ndaj procesit zgjedhor të 30 qershorit, sepse cdo vonesë do të inkurajonte ata, që kanë si qëllim të vetëm prishjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri”, tha Topallaj.


TË NGJASHME