HomeLajme

Zgjedhjet, Zguri: Miratohen tre akte ligjore

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri bëri me dije se janë miratuar tre akte ligjore për zgjedhjet e ardhshme. Në një deklaratë për shtyp ai u shpreh se duke qenë se reforma zgjedhore nuk ka bërë progres, këto akte do të ndikojnë në përmirësimin e zgjedhjeve vendore.

Ndër të tjera ai shtoi se aktet janë hartuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Ne kemi të bindur se zgjedhjet që do vijnë do shënojnë përmirësim, falë këtij kuadri të ri ligjor dhe këtyre tre akteve që ne miratuam. Në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do të raportojnë vetëm partitë por edhe kandidatët kjo do të thotë më shumë barazazi dhe ndershmëri. Të tre aktet u bënë të mundur falë një pune të KQZ në mbështetje të partnerët ndërkombëtarë.”, u shpreh Zguri.


TË NGJASHME