HomePolitikë

Zgjedhorja/ Bushati: Politika shqiptare bëri hap pozitiv, ishte marrëveshje europiane

Deputeti i PS Ervin Bushati i ftuar në “News 24” tha se marrëveshja për ‘zgjedhoren’ ishte një hap pozitiv, kurse ka shtuar se ajo (marrëveshja) ishte europiane.

“Ky është një zhvillim pozitiv për politikën shqiptare. Ky është zhvillim pozitiv. Ne gjykohemi për punën tonë dhe jo për fjalët. Maxhoranca duhet të gjykohet mbi punën që bën. Tek ne qytetarët shikojnë materializmin e punës sonë. Një nga sfidat tona është edhe integrimi europian.

Kjo që po ndodh sot është për t’u përshëndetur. Ëhstë rast kur politika shqiptare meriton lëvdatat e është realisht europiane. Të pranojmë se kjo është ditë e mbarë. Kemi qenë një eksperiment, ndërsa tani kemi një demokraci me rregulla. Shqiptarët meritojnë që klasa politike të merret vesh”, tha Bushati.


TË NGJASHME