HomeRajon

Zgjerimi i BE-së, Hahn: Me Ballkanin jemi më të fortë

15 vjet pas zgjerimit të bllok të BE-së me 10 shtete, kreu i Komisionet Jean-Claude Juncker, thotë se “mbetet ende një tifoz i zjarrtë i zgjerimit”. Ndërkohë eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn bëri thirrje që vizioni i 15 vjetëve më parë të finalizohet me afrimin e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian përkujtuan të mërkurën 15- vjetorin e zgjerimit që solli pranimin në bllok të 10 shteteve. Pavarësisht vështirësive me të cilat ndeshet BE-ja, kreu i Komisionet Jean-Claude Juncker, thotë se “mbetet një tifoz i zjarrtë i zgjerimit”.

 “Pesëmbëdhjetë vjet më parë 10 shtete morën vendin e tyre të duhur në zemër të bashkimit tonë. Ne kapëm momentin unik dhe e pajtuam historinë e Europës me gjeografinë tonë”, tha Juncker.

Në vitin 2004 BE-ja anëtarësoi në bllok Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Sllovakinë dhe Slloveninë si dhe ishujt e Qipros dhe Maltës.

Pranimi i tyre shënoi zgjerimin më të madh të bllokut. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, ish-kryeministër i Polonisë, kujtoi në Tëitter se “në ato ditë, Europa në të vërtetë ishte një simbol i lirisë, standardeve të larta, prosperitetit, modernitetit dhe sigurisë”.

“Nuk kemi qenë kurrë të zhgënjyer,” shtoi ai.

Ndërkohë eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn bëri thirrje që vizioni i 15 vjetëve më parë të finalizohet me projektin historik të bashkimit të europianëve edhe me Ballkanin Perëndimor.”

”Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor: Jemi më të fortë së bashku”, përfundon Hahn. 


TË NGJASHME