HomePolitikë

Zgjidhen anëtarët e rinj të Asamblesë së Partisë Socialiste, voton kryeministri Rama!

Prej pasdites së sotme 1500 delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste po votojnë në 13 qendra në Pallatin e Kongreseve për 137 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë edhe Kryesinë e re të partisë.

Gjithashtu ka hedhur votën e tij për anëtarët e rinj të Asamblesë edhe kryetari i PS-së, kryeministri i vendit Edi Rama.

Sot është dita e dytë e kongresit, që do të mbyllet nesër.


TË NGJASHME