HomeShëndeti

Zgjidhja për një gjumë të rehatshëm

Nëse vuani nga pagjumësia apo ndonjë sëmundje tjetër që shkakton mungesa e gjumit, nuk është nevoja të merrni pilula me recetë për të rifituar orët e gjumit. Në vend të të gjitha këtyre është një zgjidhje më e thjeshtë që redukton stresin dhe që lehtëson trurin duke ndihmuar të bëni një gjumë të qetë gjatë natës.

Stresi apo lodhja e ditës, pirja e shumë kafeve janë vetëm disa nga shkaqet që çojnë në pagjumësi, duke bërë të qëndroni zgjuar gjatë gjithë natës.

E besoni apo jo, ajo që mund t’ju qetësojë është një llambë me kripë nga Himalajet. Kjo lloj kripe me të cilën përbëhet llamba, përveç shumë sëmundjeve, është edhe një kurë efektive për pagjumësinë. Jonizimi i ajrit dhe ndriçimi perfekt që sigurohet në dhomë ndihmon të qetësoheni dhe të fitoni dalëngadalë gjendjen e gjumit.

Kripa lëshon jonet negative të cilat stimulojnë rritjen e niveleve të serotoninës në tru. Gjithashtu, këto lloj llambash janë edhe mjaft ekonomike.


TË NGJASHME