HomeModa

Zgjith xhaketën/pallton që është bërë për ty!

Me siguri po mendon të njëjtën gjë si ne. Nëse gjen pallton e jetës mund ta kalosh gjithë dimrin me të veshur! Tani, ideja është të gjesh atë që është bërë për ty, që të frymëzon sa herë e sheh dhe që mund ta kombinosh me gjithçka.

Këto që do të shihni më poshtë, janë MUST për të gjitha, por sidoqoftë, ju zgjidhni tuajën!

1. Një pallto me printe kafshësh, do t’jua ndryshonte 100% pamjen! Do ta ndjeni teksa ecni rrugëve sesi gjithë sytë e njerëzve janë tek ju!

2. Një xhaketë në ngjyrë kamel është domosdoshmëri në garderobë. Gjeni atë që do ta doni përgjithmonë.

3. Xhupi i gjatë i fryrë nuk është vetëm për të ngjitur Everestin! Mund ta kombinoni aq thjeshtë dhe të dukeni një mrekulli rrugëve të qytetit në dimër.

4. Nëse s’jeni shumë tek palltot e gjata, kjo xhaketë lëkurë aq e ngrohtë brenda do t’ju shpëtojë.

5. Pallton prej arushi mund ta vishni që nga nëntori gjer në mars. Përveçse komode dhe ngrohtë do të ngjani chic!

6. Xhaketa klasike e zezë është pa kohë! Mund ta nisni ditën në zyrë me të dhe ta përfundoni në restorant, sërish me të!

Burimi: Harper’s Bazaar


TË NGJASHME