HomeSociale

Zhdoganimi i automjeteve, ja afati i fundit

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në vendimin për zhdoganimin e automjeteve të vjetra. Kështu, referuar vendimit të botuar në “Fletoren Zyrtare”, ndryshohet shkronja ‘c’ e pikës 8:

Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4.

Po ashtu, një tjetër ndryshim është bërë edhe në pikën 9, sipas të cilit afati I fundit për zhdoganimin e automjeteve është deri më 31 dhjetor 2019.

Automjetet e blera para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, që janë nisur për t’u çliruar për qarkullim të lirë dhe regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe që kanë hyrë në territorin shqiptar brenda datës 31.12.2018 dhe nuk kanë përfunduar procedurat doganore dhe të regjistrimit, kanë afat deri në 31 dhjetor 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme.”

Një tjetër pikë e ndryshuar në vendim është edhe 11-ta, e cila vijon si më poshtë:

Ngarkohen autoritetet doganore të kontrollojnë dokumentacionin shoqërues të mjetit motorik dhe të ndalojnë importin e mjeteve motorike që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat 4 dhe 8, të këtij vendimi”.


TË NGJASHME