Lajme Lajmi i Fundit Sociale

‘Zhduket’ çifti hungarez në Vlorë

Vijojnë kërkimet për gjetjen e dy turistëve hungareze, një çift i moshës  35 – 40 vjeç, që i kërkuan ndihmë policisë përmes telefonit, por më pas ai rezultoi i fikur. 

“Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë”- njofton policia, duke shtuar se “Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas”.

NJOFTIMI 

Dje rreth orës 20:00, jemi njoftuar se në zonën e Karaburunit dyshohet se kanë humbur rrugën një çift hungarezësh.

Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë.

Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.

Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.

Po punohet për gjetjen e tyre.

Related posts

Kuvendi mblidhet të hënën, diskutohet kërkesa për shkarkimin e Metës

Xhensila Gotanews

Dështon gjyqi për 613 kg kokainë, ja pse

Klaudia gotanews

Hysaj: Lufta për Scudetto nuk ka përfunduar

Mila
Na Kontaktoni!