HomeShowbiz

Zhduket Lori Hoxha nga Instagrami, ja çfarë po bën vërtet!

Dje ndodhi ajo që nuk e prisnim kurrë!Lori Hoxha nuk është më në në rrjetin social Instagram ku ndiqej nga më shumë se 500 mijë njerëz dhe nuk po dimë se kë të fajësojmë!

Fashionistja e njohur shqiptare nuk bëri asnjë lajmërim të tipit, “po largohem për një farë kohe”, ndaj kjo na bën të dyshojmë se asaj mund t’i kenë vjedhur llogarinë në Instagram.

Mirëpo as këtë Lori Hoxha nuk e ka sqaruar në profilin e saj në rrjetin Snapchat, ku ka bërë disa postime nga përditshmëria.

Lori ka publikuar një foto nga shkolla, ku shfaqet duke ndjekur leksionin dhe një tjetër nga palestra.

Nuk e dimë nëse kjo është përgjigja e pyetjeve që kemi, por me sa duket Lori është mirë dhe thjesht do të studiojë.

Në një postim tjetër ajo shfaqet duke bërë një selfie nga ashensori dhe në një tjetër tregon vendndodhjen në Londër.

 

Fansat e saj janë shqetësuar vërtet për mbylljen e Instagram-it, ndërkohë që fashionista vijon me postimet në Snapchat, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Gjithsesi,nuk është hera e parë që Lori mbyll Instagramin pasi edhe më parë ka fshirë çdo foto nga llogaria e saj.


TË NGJASHME