Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Zhduket në det pranë Karaburunit 60-vjeçari

Polumbarët e Forcës Detare gjetën sot trupin e pajetë të peshkatarit Mehmet Aliraj, 60 vjec, i cili kishte hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji.

Roja Bregdetare e Forces Detare, e mbeshtetur edhe nga Policia Kufitare per disa ore u angazhuan ne operacionin e kerkimit nga deti dhe toka ne Gjirin e Dukatit per peshkatarin e zhdukur dje.

Ministria e Mbrojtjen njofton se trupi eshte gjetur 20 metra larg bregut. “I veshur me kostumin e zhytjes u gjet ne thellesine 5 metra nga polumbaret e Forces Detare”- thuhet ne njoftimin e MM.

***

Mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Raguna 1” ka hyrë në det nje 60 vjecar per peshk por nuk ka dale me nga uji.

det

Policia e Vlores ben me dije se shtetasi M.A, 60- vjeç ai ishte futur ne det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive, por nuk ka dalë më.

Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.

“Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit”- njofton policia.

Related posts

Negociatat, ministrat e BE-së më të gatshëm për filluar procesin

Mila

Iu mbyt djali në lumë, Prokuroria akuzon prindërit

Klaudia gotanews

I kërkuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 42-vjeçari nga Lezha

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!