HomeSociale

Zhduket një 31 vjeçar në Durrës, dyshohet se është mbytur në det

Një 31-vjeçar dyshohet se është mbytur në det pasditen e sotme. Ai ka qenë me dy persona të tjerë në plazhin e Durrësit.

Tre të rinj kanë qenë duke u larë, konkretish në plazhin e Currila në Durrës kur njëri prej tyre ka hyrë në det dhe nuk ka mundur të dalë dot.

Dy shokët e tij kanë dhënë alarmin për gjetjen e tij dhe megjithë kërkimet në det të bëra nga një mjet i policisë kufitare shtetasi D.M. me origjinë nga Skrapari nuk është gjetur ende.


TË NGJASHME