Lajme Lifestyle Moda

Zhdukini nga gardëroba këto veshje nëse nuk doni të dukeni keq

Mënyra se si dukemi në jetën e përditshme ndikon shumë në mënyrën se si ndihemi. Shumica e njerëzve na gjykojnë nga veshja fillimisht, prandaj është e rëndësishme të dukemi bukur dhe me stil. Bright Side sjellë disa këshilla për veshjet që duhet të shmangni:.

Pantallonat e shkurtra deri te kyçi i këmbës
Pantallonat që vijnë deri te kyçi i këmbës ju bëjnë të dukeni më e shkurtër. 

Fustanet dhe fundet asimetrike
Fustanet dhe fundet asimetrike i bëjnë këmbët tuaja të duken më të shkurtra.

Fustane “kukullash”
Këto lloje fustanesh ju bëjnë të dukeni më e shëndoshë dhe më e gjerë.

Veshjet me fruda te beli
Veshjet me fruda te beli theksojnë belin tuaj, por edhe ju shtojnë disa kilogramë.

Pelerinat
Pelerinat nuk rekomandohen për vajzat e shkurtra, pasi ju bëjnë të dukeni edhe më e shkurtër nga sa jeni. Nëse ato janë pjesë e stilit tuaj dhe s’doni t’i largoni,  zgjidhni një pelerinë me gjatësi mesatare dhe me material të hollë.

Fustanet-bluza
Edhe pse janë bërë për të fshehur difektet e trupit, këto veshje i bëjnë vajzat e dobëta të duken çuditshëm në to, ndërsa ato të mbushura të duken të shëndosha.

Bluzat me jakë golf
Bluzat e ngushta me jakë golf nëse nuk vishen siç duhet e bëjnë qafën tuaj të humbë.

Fustanet në formë A-je
Fustanet në formë A-je ju shtojnë disa kilogramë dhe nëse janë materiale të trasha ju bëjnë të dukeni çuditshëm. Zgjidhni një fustan që ju thekson belin më mirë.

Related posts

Kryemadhi takon ambasadorin e ri gjerman

Mila

Risi, Instagram Stories tani ndan videot e gjata në segmente

Mila

10 sinjale të një marrëdhënieje të papërshtatshme për ju

Mila
Na Kontaktoni!