HomeShëndeti

Zhdukni herpesin në buzë brenda ditës

Një mini plagë është shfaqur në pjesën anësore të buzës suaj, gjë të cilën nuk e konstatuat dje apo pardje!

I ftohti është një nga faktorët kyç që ndikon në shfaqjen e herpesit në buzë, sidomos këtë periudhë të vitit. “Për momentin 50-80% të amerikanëve janë të ekspozuar ndaj këtij virusi”, thotë Sonia Batra, dermatologe e certifikuar në New York. Dhe si eksperte e kësaj fushe, ajo ka gjetur metodat se si ta qetësojmë, trajtojmë dhe parandalojmë shfaqjen e herpesit në prag të periudhës më të ftohtë të vitit.

Si ti trajtojmë?

Herpesi është ngjitës dhe kjo nuk ka dyshim! Deri në momentin që nuk është zhdukur plotësisht, herpesi është aty si rrezik faktik për t’ju ngjitur personave të tjerë me të cilët keni kontakte çdo ditë.

1.Dermatologia rekomandon fillimisht që pacienti të bëjë gjumë mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe, sepse kjo forcon sistemin imunitar. Plagët e pranishme në një trup që është nën stres, kanë tendencën që të mos shërohen.

2.Përdorni fasha të ftohta ose kube akulli mbi to për të reduktuar enjtjen dhe skuqjen, dhe në këtë moment konsideroni si zgjidhje mjetet rrethanore në shtëpi.

3.Gjithashtu, produktet e bletës si hoje apo mjalti si edhe gjethet e aloe verës janë ideale dhe praktike për të shëruar herpesin brenda ditës.

Zbatojini këto këshilla dhe do të gjeni shërim!


TË NGJASHME