HomeSport

Zhgënjen Kombëtarja e Femrave, mposhtet nga Finlanda

Aventura e Kombëtares së Femrave ka nisur në mënyrë negative. Në ndeshjen e parë kundër Finlandës, përfaqësuesja u mposht me rezultatin 3-0.

Sfida në “Elbasan Arena” nis me vonesë për shkak të furtunës që pushtoi qytetin, ndërsa vajzat tona nuk kanë arritur të përballojëfurinë e skuadrës nordike. Finlanda kaloi në epërsi në minutën e 10-të me Salstrom, ndërsa në të 27-ën Kolanen dyfishon avantazhin. 11 minuta më pas është sërish Salstrom që vulos rezultatin 3-0 me golin e saj të dytë në këtë sfidë.

Në fraksionin e dytë finlandezet administruan avantazhin komod, duke mos rrezikuar thuajse asnjëherë. Veç Finlandës, në grupin E Shqipëria do të ndeshet edhe me Skocinë, Portugalinë dhe Qipron.


TË NGJASHME