HomeSociale

Zhvendoset sërish data, ja kur do të mbahet seanca e radhës në Kuvend

Burime nga Kuvendi i Shqipërisë bëjnë me dije se për shkak të përkimit të datës së seancës së ardhshme me festën e Ditës së Verës, u vendos që kjo seancë të mbahet me 13 mars dhe jo 14 siç ishte e parashikuar.

Duhet thënë se seancat e fundit të Kuvendit të Shqipërisë janë shoqëruar me tensione të larta për shkak të protestaveopozitës të organizuara para këtij institucioni, ndonëse ndryshe nga protesta e së martës së shkuar, mitingu i sotëm i opozitës u përmbyll i qetë dhe pa episode të dhunshme.

Djegia e mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së e cila u prapri nga protesta para Kryeministrisë e cila u shoqërua me incidente dhune e ka tensionuar dhe situatën në parlamentin shqiptar.

Pritet që opozita të vijojë protestën e saj me datë 16 mars, të cilën e ka cilësuar si “protesta e cila do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti”.


TË NGJASHME