HomeTeknologji

Zhvillime të reja në kompaninë e TikTok, ndryshohet shefi ekzekutiv

Platforma më e madhe sociale për momentin Tik Tok ka ndryshuar shefin e saj ekzekutiv.

Kreu i Disney Kevin Mayer është emëruar kryeshefi ekzekutiv i TikTok dhe drejtori kryesor operativ i ByteDance.

Z. Mayer do të jetë përgjegjës për “zhvillimin global” të ByteDance, përfshirë biznesin, lojrat dhe muzikën.
TikTok është kthyer në aplikacionin më të përdorur në botë i cili është shkarkuar më shumë se 2 miliardë herë në iOS dhe Android që kur u lançua globalisht në vitin 2017.

Pandemia e koronavirusit ka ndihmuar në rritjen e popullaritetit të saj më tej me shumë përdorues që bëjnë video komike ose muzikore të përvojave të tyre në karantinë.


TË NGJASHME