HomePolitikë

Zhvillimet në Kosovë/ Vuçiç: Nëse nuk duan paqen, Serbia do të fitojë

Referuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës (KËTU), presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se shteti i tij nuk ka qenë kurrë në një situatë më të vështirë se sa dje dhe sot kur bëhet fjalë për Kosovën. Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç ka njoftuar që prishtina zyrtare ka planifikuar ndalimin e shtetasve serbë që kanë një letërnjoftim serb dhe që duhet të pajisen me leje qëndrimi nga shteti i Kosovës.

Vuçiç është shprehur:

“Ata morën vendim që t’i imponojnë gjërat që nuk kanë të drejtë t’i imponojnë, në radhë të parë popullit në veri të Kosovës.  Paraprakisht kanë dërguar njësitë e tyre me 21 tonë karburant dhe gjithçka tjetër në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, me dëshirën që të ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe. E gjithë kjo duhet të fillojë sonte në mesnatë, ndërsa në të njëjtën kohë të bindë serbët që të heqin dorë nga tabelat KM.”

Kosova i referohet pikës 3 të marrëveshjes së vitit 2011, ku thuhet se si pala serbe ashtu edhe ajo kosovare mund të zbatojnë një sistem ku kartat e identitetit do shoqërohen me dokumente të shkruara daljeje për ata që udhëtojnë. Por për Vuçiç kjo nuk mund të qëndrojë për serbët nga Kosova, sepse ky komuniteti nuk përfaqëson palën tjetër dhe nuk udhëtojnë transit në vende të treta.

“E dyta është se shqiptarët duan të përfitojnë nga kjo dhe të thonë: ‘Epo, është reciprocitet, ne kemi të drejtë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës’. Në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, Kosova është pjesë e Serbisë, kështu që ne nuk do të përdorim armë për ta rikthyer atë nën kontrollin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Serbisë. Ne sillemi me përgjegjësi, seriozisht, nuk duam konflikte dhe luftë. Ky është shpjegimi më budalla nga politikanët shqiptarë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb përmendi edhe çështjen e targavem duke thënë se marrëveshja e vitit 2011 prezantoi RKS dhe targat KS neutrale ndaj statusit të lëshuara nga UNMIK-u, dhe se vlefshmëria e tyre ishte kufizuar në pesë vjet me njoftimin se pas skadimit të asaj periudhe, të dy palët do të konsideronin çështjen e tabelave.

Sipas tij, Marko Gjuriç kishte nënshkruar një marrëveshje me Prishtinën në vitin 2016, ku thuhet se vlefshmëria e targave KS do të vazhdohet deri në fund të vitit 2021, por në shtator të vitit 2020, siç vlerësoi ai, Prishtina në mënyrë arbitrare i anuloi targat KS.

“Dhe çfarë dëshiron Prishtina sot, dëshiron të thotë: ‘Nuk ka më targa KS, ne jemi shtet sovran.Ne nuk do t’i lejojmë targat KM që askush të mos mendojë se ka mbeturina të një shteti tjetër’”, deklaroi Vuçiç.

Po ashtu ai solli në vëmendje edhe gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit, të cilat parashikojnë formimin e Unionit të Komunave Serbe në Kosovë me kompetenca të gjera, duke theksuar se edhe pas 3390 ditësh, asnjëra prej tyre nuk është përmbushur.

Vuçiç pranoi se autoritetet e Beogradit para disa ditësh kanë biseduar me përfaqësuesti e popullit serb në Kosovë një ditë para tensionimit të situatës.

“Populli serb po i dëgjon gjithnjë e më pak lutjet tona, dhe lutja ime është që ne të përpiqemi të ruajmë paqen me pothuajse çdo kusht”, shtoi Vuçiç.

Nëse Prishtina “guxon të persekutojë serbët, t’i keqtrajojë serbët, të vrásë serbët, Serbia do të fitojë”, theksoi presideni serb.

Ndërlohë në orët e fundit kryeministri Albin Kurti deklaroi se qeveria e Kosovës do ta shtyjë vendimin për reciprocitetin në kufi për datën 1 shtator të këtij viti.


TË NGJASHME