HomeSport

Zhytësi kampion thur me shtiza ndërsa shikon finalen në Lojërat Olimpike

Zhytësi kampion i Lojërave Olimpike, Tom Daley i ka surprizuar të gjithë teksa është parë duke thurur me shtiza në finalen për femra të stilit të zhytjes me hedhje nga 3 metra lartësi ditën e djeshme.

Ulur në bankina, zhytësi nga Britania e Madhe ka përkrahur konkurrentët e tjerë duke bërë atë që ai di të bëjë më mirë, të thurë pulovra apo çorape. Të gjithëve u ra në sy gjesti i tij, ndaj dhe faqja zyrtare e Lojërave e ndau këtë moment të tijin në Twitter.

“Po kjo? Kampioni i Lojërave Olimpike @TomDaley1994 po thurr me shtiza teksa shikon zhytjet,” -shprehen me një mbishkrim krah fotos që tashmë është bërë virale.

Fansat e Daley e përkrahin atë për këtë hobi kaq të veçantë që ai ka dhe të gjithë po e shpërndajnë këtë moment në rrjete sociale.

“Tom Daley duke thurur me shtiza teksa shikon Lojërat është kaq interesante,”-shkruan një fans. “Ai nuk po bënte shaka kur tha se ky është hobi i tij,”-shtoi ai.

Daley filloi të merret me thurrje dhe punime dore në fillim të mbylljes nga pandemia dhe që atëherë ai është bërë tejet i përkushtuar ndaj tyre. Ai madje ka hapur një llogari në Instagram që në shtator të 2020 për t’i ndarë punimet e tij me fansat, të cilën e quajti ” Made With Love By Tom Daley.”

Fitimet që ai gjeneron nga shitja e punimeve të tij ka vendosur t’i dhurojë për bamirësi. Herët këtë muaj, ai mblodhi rreth 8 mijë paund dhe i dhuroi për një qendër në Britani, e cila mbledh donacione për njerëzit me tumor në tru. Një zgjedhje kjo jo pa qëllim pasi i ati i tij vdiq po nga kjo sëmundje në moshën 40 vjeçare.


TË NGJASHME