Zidane: Thoni çfarë të doni, Modrici e meritoi Topin e Artë

Trajneri francez insistoi se mesfushori i skuadrës së tij ishte më i mirë se Lionel Messi e Cristiano Ronaldo gjatë vitit 2018.

Trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidan, i vjen keq për ish-trajnerin e klubit madrilen, Radomir Antic, pasi ky i fundit pretendoi se Luka Modrici nuk e meritonte ta fitojë Topin e Artë.

Megjithatë, Zidane insiston se Modrici e meritoi plotësisht t’i japë fund dominimit dhjetëvjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi për këtë çmim.

“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Më vjen keq për njerëzit që thonë gjëra të tilla. Ai e meriton Topin e Artë, e fitoi atë, me aftësinë dhe sjelljen e tij. Nëse dikush mendon ndryshe, atëherë më vjen keq”, u shpreh Zidane.

Këtë deklaratë Zidane e bëri në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Eibarit, e cila do të zhvillohet nesër në orën 16:15 në kuadër të La Ligës.