HomeSociale

Zjarr i fuqishëm në pyllin me pisha në Darzezë të Fierit

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në pyllin me pisha në Darezezë të Fierit.

Mësohet se zjarri ka përmasa shumë të mëdha. I ndihmuar edhe nga era, zjarri rrezikon lokalet dhe shtëpitë e fshatit.

Flakët, të cilat raportohet të shkojnë deri në 30 metra lartësi, deri më tani kanë djegur 15 hektarë pisha e shkurre, ndërsa pranë vatrës së zjarrit ka edhe lokale dhe biznese të shumta.

zjarr

Flakët e zjarrit favorizohen nga era e fortë duke përparuar me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Fierit por është kërkuar ndihmë dhe nga qytetet e afërta Roskoveci, Ballshi dhe Lushnja.


TË NGJASHME