HomeLajmi i Fundit

Zjarr i madh në Mjekës të Elbasanit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në Mjekës të Elbasanit.

Zjarri ishte aksidental, por u desh ndërhyrja e zjarrfikëseve për rreth një orë për të bërë të mundur vënien nën kontroll dhe më pas fikjen e tij.

Terreni i vështirë e ka penguar punën e zjarrfikëseve, por më pas gjithçka është vënë nën kontroll.

Zjarri nuk ka rrezikuar banesa dhe as pyje.