HomeLajmi i Fundit

Zjarr me përmasa të frikshme në Burrel, kërkohet ndërhyrja e MM

Zjarri i rënë një ditë më parë në vendin e quajtur Kongrazhd në afërsi të Burrelit ka marrë përmasa të frikshme. Ai thotë se me gjithë ndërhyrjen e bërë nga forcat e shërbimit zjarrfikës Bashkisë Mat, të shërbimit pyjor, zjarrfikëses së Bashkisë Klos dhe forcave të ushtrisë nuk është arritur të neutralizohet zjarri.

Vatra është ende aktive dhe vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë.  Mësohet se sipërfaqja përshkuar nga flakët ka shkuar në 60 hektar. Drejtori i Politikave Ekonomike, Bujqësisë dhe Menaxhimit të pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana, kërkon ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri.