HomeLajmi i Fundit

Zjarr në aeroport, fluturimet shtyhen me disa orë

Aeroporti Alicante në Spanjë u përfshi nga flakët ditën e sotme.

Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar pasi punonjësit e aeroportit dhe të gjithë turistët u evakuuan në kohë.
Ndërkohë fluturimet e planifikuara u shtynë me disa orë deri pas rënies së zjarrit.

Autoritetet zjarrëfikëse arritën të shuajnë flakën, ndërkohë që sistemi i ventilimit në terminal bëri të mundur pastrimin e ajrit brenda.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që autoritetet po vazhdojnë hetimet.