HomeLajme

Zjarr në ishullin e Sazanit, dyshohet të jetë i qëllimshëm

Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme ishullin e Sazanit. Vatra e regjistruar pak më parë në ishull rrezikon të përfshijë edhe pyllin e Sazanit.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar marina ushtarake, ndërsa mësohet se punonjës të rojes bregdetare janë nisur drejt ishullit të Sazanit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende se cfarë e ka shkaktuar zjarrin në Sazan, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr vënie të qëllimshme.


TË NGJASHME