HomePolitikë

Zjarr në KZAZ në Shkodër/ Reagon Lleshaj: Posti nuk mbahet me dhunë. Bushati: Është provokuar nga forcat politike

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas protestës së mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku u thyen xhamat e një shkolle dhe iu vu zjarri, brenda së cilës ndodhen materialet zgjedhore të dërguara nga KQZ.

Ministri shkruan se asnjë kryetar bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe zjarr postin.

Ministri Lleshaj ne twitter:

Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.

Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një lidhje telefonike për RTV Ora u shpreh se përplasja e qytetarëve dhe zjarrëvënia e materialeve zgjedhore në Shkodër është e provokuar nga forcat politike.

Bushati: Nuk më duket porpocional reagimi që juve ju duket i drejtë. Këto skena dhune nuk duhet të jenë reagimi normal i një vendi që është drejt integrimit.

Nuk janë gjysma e bashkive janë vetëm 25%. Ky reagim është provokuar nga forcat politike. Sot kemi pasur një vendim pozitiv të KE. KE e ka quajtur progres pozitiv të progresit që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia. Ne e kemi bërë atë që është kërkuar.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se skenari i zjarrit në Shkodër, në KZAZ-në e materialeve zgjedhore është model tipik stalinist.

Sali Berisha: Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues. Në shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera.

Qytetarët po mbrojnë dekretin e Presidentit. Që është në kushtetueshmëri të plotë. Përveç mafias shtetërore askush nuk mund ta vërë në dikutim.

Këta asgjësuan gjykatën kushtetuese. Presidenti është legjitim.


TË NGJASHME