HomeSociale

Zjarr në Lezhë, dyshohet se është i qëllimshëm

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të shkollës së mesme “Ishull Lezhë”.

Nga zjarri rrezikohen disa banesa dhe biznese që ndodhen aty pranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një zonë me shkurre dhe kallamishte.

Mësohet se nga zjarri janë dëmtuar disa shtylla tensioni. Forcat Zjarrfikëse ndodhen në vendin e  ngjarjes dhe po përpiqen që të vënë flakët nën kontroll.

Dyshimet e para janë  se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por ende nuk ka version zyrtar për këtë.


TË NGJASHME