HomeSociale

Zjarr në një KZAZ në Bushat, dyshohet për dy policë të lënduar

Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

kzaz

Protestuesit e opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” atje.

Paraprakisht flitet edhe për dy polic të lënduar nga molotovi.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.

Ende nuk ka detaje të tjera.

Në disa KZAZ të vendit po zhvillohen protesta.

Në Berat, protestuesit me thirrjet “Rama ik” janë mbledhur përpara KZAZ 64 në Berat.

Forca të shumta policie janë dislokuar atje për të mbajtur nën kontroll situatën.

Protestë po zhvillohet edhe në KZAZ-në numër 2 në Shkodër.


TË NGJASHME