HomeSociale

Zjarr në përmasa të mëdha në Devoll

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej dy ditësh masivin pyjor te Sulit.

Mësohet se 30 forca zjarrfikse janë angazhuar prej dy ditësh, duke punuar intesivisht për izolimin e vatrave.

Në një terren mjaft të vështirë, forcat zjarrfikse po bëjnë të mundur izolimin e vatres aktuale me mjete rrethanore pasi në brëndësi të pyllit nuk kanë mundur të depërtojnë mjetet zjarrfikse.

Mësohet se ditën e djeshme ka pasur vatra zjarri edhe në fshatin Miras, në afërsi të kufirit, por është lokalizuar dhe fikur në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse greke.


TË NGJASHME