HomeLajmi i Fundit

Zjarr në studion e filmave vizatimorë, 23 viktima

Në një studio të filmave vizatimorë në Kioto të Japonisë 23 persona kanë humbur jetën nga zjarri.

Policia raportoi se i dyshuari, një 41-vjeçar, hodhi benzinë në studion Kyoto Animation Co para se ti vendoste flakën.

Janë raportuar edhe dhjetëra persona të plagosur. Ndërsa rreth 30 njerëz rezultojnë të zhdukur.

I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në spital me lëndime.

Para se ti vendoste flakën ndërtesës i dyshuari kishte thënë: “vdisni”.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën tre-katëshe të enjten rreth orës lokale 10:30.

Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.