HomeLajmi i Fundit

Zjarr në tragetin e linjës Patra-Venecia

Sipas burimeve lokale, trageti i kompanisë Anek lines, sapo ishte larguar nga porti i Igumenicës, në momentin që flaket përpinë pjesën e sipërme në garazhin e tragetit Olimpic Champion.

Në anije ndodhen 538 pasagjerë, 293 mjete dhe 75 anëtarë të ekuipazhit.

Dëshmitarë okularë thanë se trageti u kthye sërish në port, dhe në këtë moment ka filluar procesin e evakuimit të pasagjerëve, ndërsa forca të shumta zjarrëfikëse po tentojnë fikjen e zjarrit.

Aktualisht situata në portin e Igumenicës është nën kontroll, por autoriteti portual i druhet përshkallëzimit të situatës.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por ky është zjarri i tretë që bie në anijet e kompanisë Anek Lines gjatë 5 viteve të fundit. Më tragjiku ishte rasti i Norman Atlantik, një traget i së njëjtës linjë, i cili mori flakë jashtë brigjeve shqiptare, në 28 dhjetor të 2014 në të cilin humbën jetën 9 persona.

Autoritetet i kanë kërkuar kompanisë të rrisë masat e sigurisë së saj, por kompania thotë se zjarret janë të rastësishme./tch